LSI: “PD-PS, pervoje e deshtuar”
Cdo takim mes forcave te caktuara politike eshte pozitiv, por eksperienca e 17 viteve te fundit ka treguar se marreveshjet PD-PS, sidomos ato per reformen zgjedhore nuk kane sjelle standarde te reja demokratike ne Shqiperi. Kjo eshte deklarate e bere nga nenkryetari i LSI, Dritan Prifti, i cili shpreh shqetesimin e partise se tij per vonesat e vazhdueshme per Reformen Zgjedhore ne vend, qe eshte detyrimi me i madh per marrjen e fteses se Shqiperise ne NATO ne muajin Prill. “Shprehja e vullnetit politik deklarativ, akoma nuk ka gjetur reflektim dhe konkretizim ne veprimtarine parlamentare dhe ne Komisionin e Reformes zgjedhore, i cili e ka paralizuar aktivitetin e tij prej kohesh”, u shpreh nenkryetari i LSI. Sipas tij, ne vend qe te riaktivizohet menjehere Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore e te funksionoje me transparence, shohim rendje drejt pazareve te vjetra dhe te deshtuara politikisht, te cilat gjithmone kane sjelle produkte te kontestuara dhe shtremberime jo-demokratike te vullnetit te votuesve. Duke u shprehur per interesin e gazetareve mbi sistemin qe mbeshtet LSI, Prifti u pergjigj per nje sistem qe eliminon fenomenin e Dushkut dhe te cdo lloj menyre tjeter te deformimit te vullnetit te elektoratit shqiptar. Gjithashtu, ai deklaroi se kjo parti mbeshtet nje reforme zgjedhore parlamentare te bere nga parlamenti dhe jo nga sallat apo tavolinat e fshehta. “Per sa i perket Reformes tek e cila eshte perqendruar sot pazari politik, pra pazari PS-PD, eshte sistemi spanjoll”, deklaroi Prifti.
D.D