Rama: Mbështes reagimin e Ashton dhe Fyle

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, me anë të një letre zyrtare, drejtuar përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle, menjëherë pas deklaratave të Brukselit, ka deklaruar se është pothuajse i të njëjtit mendim sikurse dhe mbështet reagimin e tyre.
Për kreun e opozitës, përgjegjësia e grabitjes, është tek përgjegjësit dhe se zgjedhjet e 8 majit, përkeqësuan më tej krizën në vend. Në këtë vijë mendimi, për të, zgjedhjet vendore të 8 majit, përkeqësuan dhe më tej situatën, kjo me një zanafillë prej vitit 2009.
Kryesocialisti Rama, shpreh pritshmëritë e Partisë Socialiste dhe opozites në tërësi edhe për raportin e OSBE-ODHIR.