Berisha Shqiperia po ecen me shpejtesi drejt zhvillimit
Çështja e mbetjeve është themelore për vendin dhe shoqërinë, e cila kërkon trajtim serioz pasi ka të bëjë me shëndetin tonë e të fëmijëve, me imazhin, fytyrën dhe emrin tonë.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së përurimit të landfillit në Bushat, investim prej 500 milionë lekësh i qeverisë.
Ky është një landfill rajonal, i cili nis punën pas një kontrate me një kompani gjermane.
“Përgëzoj kryetarin e komunës, e këshillin që morën një vendim të mençur dhe mirëpritën investimin për ndërtimin e landfillit”, tha ndër të tjera Berisha.
Duke u bërë thirrje të gjithëve ta vlerësojnë me seriozitet pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve.
“Qeveria po investon për mbetjet 254 milionë euro investim në mbarë vendin.
Ky problem po bëhet gjithnjë e më i madh.
Por ne do ndërtojmë infrastrukturën më moderne dhe Shqipëria do ecë me shpejtësi drejt zhvillimit.
Të bëjmë çdo gjë për të mbajtur pastër çdo rrugë dhe pjesë të territorit.
Ne duhet të ngjitemi në grupin e vendeve të zhvilluara dhe të bëjmë gjithçka”, tha më pas ai.