Dëshmi në Tiranë
Prej ditësh në kryeqytet, nga selitë përkatëse të dy partive më të mëdha, po hidhen akuza nga më të rëndat. Kur gushti i fjetur ndizet, mendoni ç'pritet të jetë vjeshta politike këtë vit. Deklaratat që bëhen sa nga njëra anë te tjetra, janë skandaloze, të rënda, por opinioni publik i mësuar me zhvlerësimin e fjalës, i kalon pa i marrë seriozisht. Në të vërtetë, nuk është i detyruar të "prishë terezinë" në këto ditë të nxehta mesdhetare për fjalë të hedhura, që si shumë të tjera, rrezikojnë të avullojnë më shpejt se një pikë ujë mbi një gjethe në mesditë vere. Dje e shtunë, 21 gusht, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, në anën e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pranë drekës, deklaroi se firma e bashkëshortit të saj "Vizion Construction" sh.p.k. është detyruar nga Edi Rama t'i japë 20 për qind të aksioneve Dritan Avllaj (alias Tan Lepuri), ky i fundit sinjalizohet prej saj si njeri i kryebashkiakut dhe kreut të PS. Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë deklaroi publikisht se bashkëshorti i saj i ka dhënë një bakshish që vlen miliona euro kryetarit të Bashkisë së Tiranës: plot 100 milionë të tillë. Prej ditësh vazhdon ky dyluftim mes Partisë Socialiste dhe deputetes së akuzuar nga opozita për përfitime pasurore për shkak të lidhjeve të saj me Qeverinë, por kundërpërgjigjet e Vokshit patën një përshkallëzim. Fillimisht, ajo dhe media pranë Partisë Demokratike sqaruan se Edi Rama, duke goditur bashkëshortin e zonjës Vokshi, po godiste veten, pasi ortak me bashkëshortin e zonjës Vokshi ishte dhe i ashtuquajturi Tan Lepuri, njeriu i Edi Ramës. Nga partia në pushtet dhe mediat e saj nuk u tha se Partia Socialiste po shpifte për këtë aferë korruptive. Të shtunën, që u gdhi me një të ri të vetëvarur te pemët e Liqenit e një të moshuar të shtypur pranë ATSH-së, deputetja e Partisë Demokratike bëri këtë zbulim: Bashkëshorti im është detyruar t'i japë njeriut të Edi Ramës, 100 milionë euro. Deklarohet një krim që ka një korruptues dhe për të korruptuarin kërkohet hetim. Tamam këtu duhet të nisë puna e prokurorisë dhe kjo është e njëmijta herë që organet ligjvënëse vihen para sprovës së transparencës dhe të hetimit. Vetëm drejtësia mund të bëjë që njerëzit të mos vazhdojnë të je-
tojnë në këtë ambiguitet të padurueshëm: Njerëz të shëmtuar po bëjnë punë të bukura në kryeqytetin shqiptar? Njerëz të bukur po bëjnë punë të shëmtuara në kryeqytetin shqiptar? Njerëz të shëmtuar po bëjnë punë të shëmtuara në Tiranë? Nuk ka si të mos jetë e treta e vërteta, kur flitet për korrupsion e grabitje pasurish të përbashkëta, por konfuzioni dhe qesharakja mbizotëron në vendin tonë, duke na zhytur në një mjegull të bezdisshme, të paaftë të dallojmë të mirën nga e keqja. Pohimi në vetën e parë e deputetes së Partisë Demokratike nuk është gjë për të qeshur, por për t'u hetuar. Vokshi, e cila sjell një dëshmi të rëndësishme familjare në aferat e korrupsionit, duhet dëgjuar, duhen hetuar, një më një, çfarë tha. Si është detyruar bashkëshorti i saj, administrator i firmës "Vizion Construction" t'i japë 20 për qind të aksioneve Dritan Avllajt, alias Tan Lepurit? A ka lidhje Dritan Avllaj me Edi Ramën dhe a i kanë shkuar këtij të fundit 100 milionë euro sipas Vokshit, si bakshish për një leje ndërtimi të marrë? Për herë të parë në historinë e tranzicionit shqiptar, një deputete mund të jetë dëshmitarja perfekte e një sistemi aq shumë të përfolur, por aq pak të hetuar. Ajo deklaroi se bashkëshorti i ka dhënë këto para, por a i ka marrë kryebashkiaku dhe kryetari i opozitës ato? Kur Franca heton Sarkozinë për 150 mijë euro, në Shqipëri s'mund të bien në vesh të shurdhët akuza për miliona.