E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS të reflektojë, të ndihmojë për integrimin

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se rezoluta e Parlamentit Evropian është udhërrëfyesi më i mirë, që duhet të ndjekë politika shqiptare për të mbërritur në standardet të cilat të bëjnë të mundur që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Këtë qëndrim mbajti sot Lëvizja Socialiste për Integrim. Zëdhënësi i kësaj partie, Ardit çela tha se PS duhet të reflektojë në qëndrimet e saj ndaj rezolutës evropiane.

Në të njëjtën kohë, LSI konstaton me keqardhje se qëndrimi refraktar i lidershipit të Partisë Socialiste ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian, është në dëm të interesave të vendit, është në dëm të integrimit evropian të Shqipërisë.

"Eftojmë Partinë Socialiste, ta lërë inatin mënjanë, të reflektojë në qëndrimin e vetë duke hequr dorë nga qëndrimet emocionale dhe irracionale, e të bëhet pjesë e kontributit për integrimin", u shpreh çela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›