PS: Rezoluta e PE tregon se kriza rrezikon seriozisht të gjitha proceset integruese te vendit

Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA - Rezoluta e Parlamentit Evropian tregon fare qartë jo vetëm se kriza në Shqipëri nuk është zgjidhur, ashtu siç pretendon Sali Berisha, por ajo po vazhdon të thellohet, dhe nëse zgjidhja nuk gjendet sa më shpejt të jetë e mundur, kriza politike rrezikon seriozisht të gjitha proceset integruese te vendit.
Këtë qëndrim mban konstant Partia Socialiste. Një ditë pas daljes së Edi Ramës për të njëjtin argument, para pak minutash foli dhe deputeti socialist Taulant Balla
Është kjo arsyeja përse PS konsideron se nevojitet në mënyrë urgjente një zgjidhje, jo për të plotësuar kërkesat e një pale apo të palës tjetër, por mbi të gjitha, për të shpëtuar dhe garantuar nevojën e Shqipërisë sonë dhe të qytetarëve shqiptarë për tu integruar sa më parë në Europë.
Rezoluta, jo vetëm që thekson domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës, por ajo jep dhe mënyrën se si zgjidhet kriza. Zgjidhja e krizës politikë e propozuar nga Parlamenti Europian nis me krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, të kryesuar nga opozita dhe me shumicë të anëtarëve të zgjedhur nga opozita, - tha z.Balla.
Sipas tij, ky kushtëzim i rezolutës është mjaft i rëndësishëm pasi hedh katërcipërisht poshtë pretendimin e pushtetit të Sali Berishës se komisioni hetimor i ngritur ne Kuvend vetëm me votat e Saliut është i ngritur dhe funksional.
Mashtrimi e Saliut që pretendon ti japë shumicën në komision opozitës duke tërhequr kur ai dëshiron 2 anëtarë të mazhorances nga komisioni, është një formulë e dështuar, të cilës Parlamenti Europian nuk i beson, - tha z.Balla.
Në këtë pikë ai përmendi se Parlamenti Europian kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor, duke e bërë nul përfundimisht komisionin e Saliut.
Sipas Ballës, komisioni i ri hetimor duhet të ketë rregulla të qarta, shumicë të opozitës dhe të drejtohet nga opozita.
Rezoluta e Parlamentit Europian shkon edhe më tej, duke kërkuar që komisioni i ri hetimor, me shumicë dhe kryetar të opozitës, të ketë mandat për të hetuar materialet elektorale të zgjedhjeve të fundit, - deklaroi z.Balla.
Ai komentoi se me këtë kërkesë të PE, qartësohet se zgjidhja e krizës politike kalon vetëm përmes hetimit dhe bërjes së transparencës se zgjedhjeve të kaluara, jo për të ndryshuar rezultatin, as për të rinumëruar votat, por për të kuptuar qartë manipulimet që kanë ndodhur më 28 qershor, në mënyrë që zgjedhjet e reja të mos vdesin nga e njëjta sëmundje e zgjedhjeve të fundit.
Si konkluzion, - vijoi z.Balla, - rezoluta e Parlamentit Europian kërkon zgjidhjen e menjëhershme të krizës politike, përmes ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar të ri, me shumicë dhe kryetar të opozitës, që ka mandat hetimor për materialet elektorale me qëllim transparencën e procesit të 28 qershorit.
Kurse duke përfunduar, tha: Nëse Sali Berisha e do vërtet integrimin e Shqipërisë në Europë, le ta dëgjojë Europën sa nuk është vonë, të heqë dorë nga politika e tij refraktare dhe sabotuese, dhe të veprojë një orë e më parë.
Duke dashur të heqë çdo përgjegjësi të mundshme, Balla tha edhe se Partia Socialiste e Shqipërisë i shërben integrimit Europian të Shqipërisë dhe për këtë arsye kaq madhore ne jemi të gatshëm ta jetësojmë këtë rezolutë sa më shpejt të jetë e mundur.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")