E Diel, 1 Nëntor 2026

Hannes Svoboda: Të tejlakohet patjetër kriza, zgjedhjet vendore po trokasin

Strasburg, 10 Korrik, NOA Kriza e brendshme në vend duhet të tejkalohet dhe qeveria e opozita duhet të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje prej saj, sidomos nëse kemi parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore. Pra, të paktën një herë të kemi zgjedhje që të mund të quhen nga të gjitha palët, të lira, të ndershme dhe transparente.

Ky është një nga mesazhet që Hannes Svoboda, nënkryetar i grupit socialist e Demokrat në Parlamentin Evropian, lëshon për politikën shqiptare në emër të këtij institucioni të lartë.

Por sipas tij, një tjetër mesazh kryesor i Parlamentit Evropian është edhe ai për vazhdimin e reformave të ndryshme në vend, luftën kundër korrupsionit, më shumë transparencë, si edhe legjislacion që lidhet me liberalizimin e vizave.

Unë nuk mendoj se kriza ka përfunduar. Natyrisht që hapi që ka ndërmarrë Partia Socialiste duke shkuar në parlament për të punuar brenda tij, është një hap i rëndësishëm, por siç thotë një fjalë, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Unë mendoj se edhe qeveria duhet të bëjë disa hapa përpara, por ajo çka na intereson ne nuk është që të akuzojmë njërën ose tjetrën palë, tha ai më tej.

Duke përfunduar se ai dhe kolegët e tij nuk po akuzojnë qeverinë, por po punon me kolegët e tij social-demokratë që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë një rrugëdalje nga kriza, që të ulen së bashku dhe që të krijojnë këtë komision për të cilin ranë dakord, ku opozita socialiste do të ketë shumicën dhe kryetarin.

Pastaj të punojnë për një legjislacion të ri i cili të bazohet tek analiza e legjislacionit të kaluar, çfarë mund dhe çfarë duhet bërë më mirë herën tjetër, në mënyrë që të ketë transparencë të plotë, tha në fund Svoboda.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›