E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani: Do të sulmojmë me armë bërthamore

"Koreja e Veriut është e gatshme për një luftë të shenjtë reprezaljesh", bëri të ditur agjencia zyrtare KCNA, që citon Komisionin e Mbrojtjes kombëtare koreanoveriore.

Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre koreanojugor parashikojnë të kryejnë duke filluar nga dita e nesërme manovra ushtarake në shkallë të gjerë në Detin e Japonisë për t'i bërë presion Koresë së Veriut, e akuzuar për bombardimin në mars të anijes koreanojugore të luftës Chenoan.

"Të gjitha këto manovra luftarake janë vetëm provokime të pastra që bëhen për ta mbytur plotësisht Republikën Popullore Demokratike të Koresë me forcën e armëve", shtoi KCNA-ja. "Ushtria dhe populli i RPDC-së do t'u kundërvihen në një mënyrë të ligjshme me fuqinë e tyre bërthamore forcave marionetë të Koresë së Jugut", shtoi agjencia zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›