E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Po provohet falsiteti politik ndaj Ilir Metes

Sekretari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një konferencë shtypi, foli për seancën gjyqësore të kreut të kësaj partie, Ilir Meta.

“Po provohet falsiteti politik ndaj Metës.

Falsifikim i provave, për të mashtruar opinionin.

Pathelmeltësi e provave me të cilat është ndërtuar akuza”, tha ai.

Duke shtuar se dje u provua që akuzat e ish-ministrit Prifti janë një mashtrim.

Duke iu referuar dëshmisë së biznesmenit Halilaj, Rama tha se ai disponon një sërë provash.

“Halilaj ka prova për përfshirjen e Priftit në afera, procesi ndaj Metës shndërrohet i mbyllur.

Të çelet një proces gjyqësor ndaj Priftit, në video tregohet manipulimi i provave.

Ka fakte që provojnë pathemeltësinë e akuzës dhe ne jemi të bindur se drejtësia do të fitojë”, deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›