E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Nuk duam ndryshim kufijsh në Ballkan

BRUKSEL- BE deklaron prerë se nuk deshiron asnjë ndryshim kufijsh në Ballkan.

E kemi thënë qartë se nuk dëshirojmë ndryshim kufijsh në Ballkan, ka deklaruar sot Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton.

Në një konferencë me gazetarët në Bruksel Kocijançiç tha se problemet e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të zgjidhen me dialog.

Deklarata u bë ndërkohë që në Bruksel vijon dita e dytë e dialogut teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›