LSI, Prifti: Greva për të mbrojtur votën shqiptarëve
TIRANE- Zv kryetari i LSI-së Dritan Prifti është penguar nga gardistët të hyjë të Kuvendin e Shqipërisë për të takuar deputetët që kanë nisur grevën e urisë ditën e djeshme. Ai akuzoi gardën se po izolon totalisht deputetët grevistë të cilët po mbrojnë të drejtën themeltare të shqiptarëve atë të votës. “Rama dhe Berisha u thotë shqiptarëve ju nuk keni të drejtë ta zgjidhni kryeatin e shtetit tuaj, kryetarin e qeverisë tuaj, sepse ne jemi në komisionet zgjedhore, ne do të jemi aty ku numërohen votat, dhe do ta zgjidhin ne se kush do ta drejtojë këtë vend”- tha Prifti përpara godinës së Parlamentit. Ndërkohë në anën tjetër të rrugës përballë godinës së Parlamentit qindra simpatizantë të LSI dhe PDK-së protestonin në mbështetje të deputetëve grevistë. Forca policia janë në gadishmëri dhe nuk lejojnë protestuesit tu afrohen godinës së Parlamentit.
11 deputetë e ngujuar në godinën e Parlamenti janë Ilir Meta, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Petro Koçi, Nikollaq Neranxi, Spartak Braho, Nard Ndoka, Ndue Shpani, Ymer Tola, Jak Ndokaj dhe Frrok Gjini.
(s.g/BalkanWeb)