Sokol Olldashi: Firmës së ndërtimit iu dha leja brenda ditës

Seanca e djeshme parlamentare është përfshirë nga debatet rreth ngjarjes tragjike të ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka vërejtur se “Leja e dhënë për objektin i cili shkaktoi tragjedinë e “Gjirokastrës”, është thjesht e çuditshme”. Arsyeja pse ajo është e çuditshme sipas tij është se “Kjo shoqëri është krijuar në prill të 2008-ës, është regjistruar si e tillë vetëm më 29 prill të vitit 2008”, si dhe “i janë dhënë brenda një dite miratimi i studimit, leja e shtetit, leja e ndërtimit, të gjitha më 15 korrik 2008”. Sipas Olldashit në momentin që ka marë lejen e ndërtimit kjo shoqëri nuk ka patur licensë “Ky zotëri edhe me licensën që disponon nuk mund të kryejë asnjë ndërtim civil mbi vlerën 20 milionë lekëvë”. Olldashi theksoi se faji nuk është as i emergjencave civile, as i zjarrfikësve, por është i një modeli qeversje që lejet e ndërtimit i jep në mënyrë kriminale. “Për shkak të mënyrës kriminale dhe abuzimit me lejet e ndërtimit, jo vetëm në Gjirokastër por edhe në Tiranë, në të gjitha qendrat që administrohen nga përfaqësues të Partisë Socialiste, po ndodhin tragjedi dhe po humbin jetë njerëzish”. ...