Berisha në Durrës në turin e tij "Shqipëria po ndryshon"
Kryeministri Sali Berisha zhvillon sot një vizitë në Durrës, ku do të marrë pjesë në përurimin e disa investimeve të bëra nga qeveria. Në turin e tij "Shqipëria po ndryshon" në qytetin e Durrësit, Berisha do të marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare Gjepalaj me një investim prej 25 milionë lekë dhe do të takohet me banorët e këtij fshati. Berisha gjithashtu do të inaugurojë përfundimin e rrugës së Hardhishtes me një investim prej 36 milionë lekë dhe inaugurimin e njësisë së zjarrfikësve në Portin e Durrësit....