LSI, Rama: Duam përfaqësim në KQZ
Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë anëtarin e saj në KQZ si forca e dytë më e madhe e maxhorancës. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama shprehet se kërkesa e LSI-së do të gjejë mirëkuptimin dhe të forcave të tjera të përfaqësuara aktualisht në këtë komision si pjesë e maxhorancës.
"Atë që jep Kodi Zgjedhor, dhe të cilën LSI e ka kërkuar dhe më parë për shkak të faktit, që ju e dini aksionet e rëndësishme politike që kemi ndërmarë, natyrisht që ne do të insistojmë dhe pa dyshim do të gjejmë mbështetjen dhe tek deputetët e tjerë për gjithcka që na takon", deklaroi Luan Rama.
LSI ka ngritur një komision të posacëm i cili po harton kërkesat e kësaj force për ndryshimet e pritshme në kodin zgjedhor. Një ndër këto ndryshime pritet të jetë dhe formuala e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në të cilin aktualisht PSD ka anëtarin e saj ndonëse e papërfaqësuar në Kuvend. Por Sekretari i Përgjithshmë i LSI komenton dhe akuzat e PS-së se maxhoranca po refuzon draftet e nderkombetareve duke shtyrë në kohë krizën.
"Së pari, të ulen në tryezën e dialogut dhe palët të njohin draftet respektive. Për sa kohë nuk kemi një tryezë dhe për sa kohë nuk kemi një proces transparent të drafteve të hartuara, dhe të mënyrës së gjykimit mbi to, atëherë besoj, madje kam bindjen që këto qëndrime janë më tepër të karakterit spekulativ", ha Rama.
Elona Gjylmi < I mëparshmi