E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Baraj: Berisha refuzoi kompromisin

Partia Socialiste akuzoi nepermjet deputetit Besnik Baraj, kryeministrin Sali Berisha se nuk pranon asnjë lloj kompromisi per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Sipas deputeti te selise roze, opozita i ka pranuar te gjitha propozimet e nderkombetareve ne sherbim te proceseve integruese te vendit dhe liberalizimit te vizave ndersa tashme pengese po behet kryeministri Berisha.

"Kjo është e papranueshme edhe për të majtët edhe për të djathtët e BE. është kjo arsyeja që si Doul ashtu dhe Shulz i kërkuan Berishës hapa kompromisi , i cili e theksojmë u pranuan nga PS dhe Rama. është vetëm Berisha që nuk i pranon, ai që nuk pranonte kompromis as në 97, që dogji kryeministrinë në 98, që është përgjegjës për Gërdecin, për abuzimet e mëdha financiare në këto 5 vjet. Pse Sali Berisha ka frikë të hapë kutitë? Pse fshihet pas teknikaliteteve fiktiv e pa rëndësi? Prononcimet e shpeshta e thuajse të përditshme të përfaqësuesve të BE tregojnë qartë se kriza është prezente, se BE është e shqetësuar dhe se përgjegjësi që nuk pranon propozimin për hapa kompromisi është Sali Berisha", deklaron Besnik Baraj, deputet i PS-se.

Baraj e perfundoi prononcimin e tij per mediat duke shprehur bindje selise roze ne drejtësinë e kërkesave te saj për transparencë dhe tha se opozita do te vazhdoje luftën e vet për transparencë e standarde të kushtëzuara nga Këshilli i Kopenhagenit i vitit 1993.

Bledian Koka
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›