Histori tragjike në familjen Dajçi, fëmijët vdesin njëri pas tjetrit

Sokol dhe Hyre Dajçi jane prinderit e kater femijeve qe kane vdekur ne moshe te re që nga viti 1984 dhe ne vazhdim. Familja Dajci nuk ka të ardhura ekonomike për të mundësuar bërjen e analizave, diagnostifikimin dhe gjetjen e shkakut që ka marrë jetën e katër fëmijëve të saj. Ata jetojne ne nje ambient te sajuar si shtepi tek ish repartet e zdrukthtarise ne Nish Tulla te Shkozetit ne Durres. Kryefamiljari, Sokol Dajçi shprehet se mjeket kane thene se njëri prej shkaqeve qe i ka marre jeten e kater femijeve është semundja e epliepsise por jo vetëm kjo.
"26 vjet, kater femije me kane vdekur dhe ne vuajme nga ana mendore, psikologjike, ekonomike. Nuk na kane dhene rruge, kemi kerkuar ti nxjerrim jashte a ka kjo lloj semundjeje ilac, na kane thene qe nuk ka. As pune, as pension, as une as gruaja. Perkrahje sociale marrim 50 mije leke ne muaj", thote Sokol Dajçi.
Midis jetes dhe vdekjes, jeton prej shume vitesh 18 vjecarja Albana. Ajo qëndron ne nje dhome ne gjysmëerresire, per shkak se nuk e duron dot driten dhe as zhurmat. "Nuk shikoj dot nga drita e diellit dhe elektrike, me dhembin syte, me shkakton problem", u shpreh Albana Dajçi.
E ëma e Albanës kërkon ndihmë pasi familja është mjaft e varfër dhe nuk ka asnjë mundësi ekonomike për blerjen e ilaçeve që nuk janë për kurimin e sëmundjes, por vetëm qetësues.
"Kerkoj qe te me ndihmoj kush per kete vajze, mire qe me iken kater, por te pakten kete mos me e lene, po pati mundesi kush. Burri pa pune, pa pension, vete pa pension, me femije te semure, vetem me perkrahje", tha Hyre Dajçi.
Familjaret tregojne se askush nuk i ka ndihmuar për këtë fatkeqësi të madhe. Mjekët nuk mund të shpjegojnë me saktësi pa patur analiza të hollësishme se çfarë po ndodh me fëmijët e tyre, ndërkohë që familja nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të kryer konsulta dhe ekzaminime në klinika të specializuara.
Aleks Kalemasi