E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Felaj: Situatë kritike për ekonominë

“Situata ekonomike e vendit eshte ne gjendje kritike”. Socialistet vazhdojne sulmet e tyre kunder politikave ekonomike te qeverise Berisha . Deputetja e PS-se Ermonela Felaj, duke iu referuar nje studimi te ACIT-it tha se ka renie te te ardhurash dhe perkeqesim te kushteve te jeteses.

"Kështu sipas një studimi të ACIT(Qëndra shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë ndërkombetare) 57% e bizneseve deklarojnë rënie të shitjeve gjatë gjithë vitit 2009, dhe akoma më shumë për vitin 2010. dërgesat e emigrantëve në Shqipëri kanë rënë përsëri, një tendencë që vazhdon që nga viti 2007, siç është paralajmëruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. është e domosdoshme në këtë pikë që qeveria shqiptare të reagojë jo për të ngarkuar me kosto të mëtejshme konsumatorët e varfëruar nga papërgjegjshmëria apo bizneset të cilët gdhihen me një regjim tatimor, e ngrysen me një tjetër. Tanimë realiteti ekonomik shqiptar po rëndohet përditë, e nuk ka më kohë për propagandë", deklaroi Ermonela Felaj, deputete e Partise Socialiste.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›