LSI, Rama: Rama synon të cenojë institucionet e pavarura
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Luan Rama tha se Edi Rama synon të shembë kushtetutshmërinë e vendit dhe të institucioneve që zbatojnë Kushtetutën.
“Në mënyrë djallëzore dhe të qëllimtë Kryetari josocialist i PS-së po e paraqet problemin si një çështje kutish. Jo, nuk është çështje kutish, është çështje Kushtetute, është çështje parimesh themelore mbi të cilat ngrihet dhe funksionon një shtet demokratik”, theksoi ai për mediat.
Sipas tij, kreu socialist synon të institucionalizojë praktikën antidemokratike të mos njohjes së autoritetit të pavarur të gjykatave, duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm. “Kryetari i PS-së në vend që të dëgjojë e të reflektojë në përputhje me interesat e vendit, na thotë se do të thërrasë popullin në rrugë për të interpretuar Kushtetutën, kur po ky njeri, as një vit më parë kur ndryshoi Kushtetutën dhe kur ne kërkonin Referendum për ndryshimet Kushtetuese thoshte se populli nuk është i aftë të interpretojë Kushtetutën”, tha më tej zyrtari i LSI-së.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve të PS-së që të shkojnë në Kuvend, e “të bëhen roje e interesave te vendit e te dëshmojnë se nuk janë peng i atyre interesave qe kane marre peng kryetarin e tyre josocialist”.