Rama: Kujtesa për të shkuarën, instrument i së ardhmes
Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me banorë në Kombinat, nga ku u shpreh se "kujtesa e të shkuarës nuk vlen si një arsye për të vazhduar të jemi të ndarë dhe për të kërkuar argumentet e kundërvënies së njeri-tjetrit, tek mllefi dhe balta që regjimi komunist e gatoi për gjysmë shekulli".
Adresimi tek 20 shkurti i vitit 1991, sipas Kryesocialistit Rama është i rëndësishëm në emër të lirisë dhe dinjitetit të secilit, pavarësisht nga ngjyra, prejardhja dhe përkatësia gjinore dhe politike. Në 20 shkurt 1991, qindra mijëra qytetarë shqiptarë mbushën sheshin "Skënderbej" në Tiranë dhe rrëzuan statujën shtatë metra të lartë të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, një ngjarje që simbolizoi rrëzimin e sistemit komunist.
Në kuadër të disa nismave ligjore për zbardhjen e krimeve të diktaturës, Qeveria ka propozuar së fundi që 20 shkurti të shpallet Dita e Përkujtimit të Viktimave dhe Krimeve të Komunizmit në Shqipëri.