E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Raportet mes institucioneve, në bazë të Kushtetutës

Me anë të një deklarate për shtyp sekretari i përgjithshëm i Lsi-së, Luan Rama, theksoi sot se marrëdhëniet mes pushteteve dhe institucioneve në vend duhet të vendosen vetëm në bazë të Kushtetutës.

“Në emër të LSI-së deklaroj se raporti mes Presidentit dhe pushteteve të tjera, më konkretisht, mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, mes Presidentit dhe qeverisë, mes Presidentit dhe organeve të drejtësisë, janë marrëdhënie që ndërtohen mbi bazë të Kushtetutës, që funksionojnë në zbatim të Kushtetutës dhe që duhen vlerësuar dhe gjykuar vetëm në raport apo në funksion të korrektesës së tyre ndaj Kushtetutës së vendit”, deklaroi Rama.

Rama i quajti të pabaza disa shkrime në gazeta që paralajmërojë krizë mes LSI-së dhe PD-së: “Ka pasur raste kur kemi mbajtur qëndrim të ndryshëm nga ai i Partisë Demokratike, si me rastin e votimit të disa kandidaturave për anëtar në Gjykatën e Lartë të sjella nga Presidenti i Republikës. Ka qenë qëndrim i ndryshëm për shkak të bindjes sonë të së drejtës së presidentit, e shprehur kjo përmes dekreteve të tij për të shprehur emrat që do të përbënin Gjykatën e Lartë, apo çdo pushtet tjetër që ka nevojë për emra që vijnë nga Presidenti”.

Duke theksuar nuk ka asnjë shenjë krisjeje në marrëdhëniet midis partnerëve në qeverisje, ai nënvizoi se “ne i respektojmë qëndrimet e ndryshme tona dhe të PD-së dhe nga ana tjetër kemi gjetur të njëjtin sensibilitet dhe luajalitet edhe në qëndrimet e PD-së ndaj votimeve ndryshe, apo ndaj qëndrimeve ndryshe të mbajtura nga LSI-ja”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›