E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fini formon grup të ri, Berluskoni rrezikon shumicën

Nga hoteli luksoz "Minerva" në kryeqytetin italian, Gianfranko Fini deklaroi se në partinë më të madhe qeveritare në Itali "Populli i Lirisë", diçka po lëviz.

Duke falenderuar përkrahësit e tij brenda partisë me të cilët do të braktisë partinë, Fini konfirmoi se në të dyja dhomat e parlamentit Italian do të krijohet një grup i ri me emrin: "E ardhme dhe liri për Italinë".

Nëse Berluskoni do ta humbë shumicën në parlament apo jo, kjo tashmë varet nga numri i mbështetësve të Finit, të cilët do të braktisin partinë e Berluskonit për t’iu bashkuar grupit "E ardhme dhe liri për Italinë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›