Drukas: Serbia të hedhë sytë drejt së ardhmes evropiane
Sipas tij, kjo do t'i ndihmonte edhe vendet e tjera të rajonit të orientohen drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton se pas takimit me presidentin Boris Tadiç dje në Beograd, numri dy i diplomacisë greke i bëri thirrje Serbisë të orientohet drejt të ardhmes europiane.
“Mesazhi im është i qartë: Beogradi duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe në koordinim më Brukselin të angazhohet për zgjidhjen e çështjeve që janë pengesë për integrim në Bashkimin Evropian”, theksoi Drukas në përfundim të takimit me kreun e shtetit serb. Lidhur me projekt-rezolutën e Serbisë për Kosovën, zv/ministri tha se Greqia (që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës) do të ketë të njëjtin qëndrim me shumicën e vendeve të BE-së.
Diplomati grek do të vizitojë sot edhe Prishtinën ku do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe i kanë sugjeruar Serbisë të pajtohet me realitetin në mënyrë që të shfrytëzojë rastin për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Kosovën.