LSI: Raporti i AI, nje deshtim i kesaj qeverie
Levizja Socialiste per Integrimi komentoi diten e djeshme raportin e Amnesty International, duke e cilesuar se, tregon qe qeveria e 'duarve te pastra' eshte me e korruptuar dhe me e paafte se ajo e meparshmja. Nepermjet nje deklarate per mediat, zedhenesi i LSI, Ralf Gjoni, deklaroi se marrin shkas nga raporti vjetor mbi te drejtat e njeriut, i organizates nderkombetare Amnesty International per te perseritur shqetesimin tone rreth gjendjes katastrofike, ku gjendet Shqiperia sot. "Deshtimi tjeter i kesaj qeverie, sipas ketij raporti eshte shtimi i korrupsionit ne zyrat dhe ne administraten shteterore. Gjithashtu edhe besimi ne prokurori si dhe ne gjykate, ka njohur nje renie te ndjeshme", shprehu shqetesimin Gjoni. Sipas tij, korrupsioni qe ka marre peng vendin duket qarte edhe nga mungesa e zbardhjes se ceshtjes se "Gerdecit", guri i zi i kesaj qeverie, e cila refuzon te coje fajtoret e vertete ne banken e akuzes.