E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruno Vespa vjen ne Tirane

Televizioni Klan dhe emisioni "Opinion" sjellin ne Tirane drejtuesin e njohur te "Porta a Porta", Bruno Vespa. Rreth 30 vjet me pare gazetarit te njohur i ishte mohuar nje vizite e tille nga regjimi komunist. Duke pohuar se eshte hera e pare qe vjen ne Shqiperi, Bruno Vespa thote se "duhej te vija 30 vjet me pare".

"Do te isha i pari gazetar perendimor qe do te vinte ne Shqiperi. Pas tre vjet perpjekjesh, regjimi i Enver Hoxhes, vendosi te mos vija, e keshtu nuk munda me te vij. Tanime, e pranova me shume kenaqesi kete ftese e jam shume i kenaqur", - thote Vespa.

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu sqaron se Vespa vjen per here te pare ne Shqiperi, i ftuar nga Tv Klan. Ai ishte i ftuar ne emisionin "Opinion". Por, vizita e komentatorit te njohur italian, i cili ka mbledhur ne shtepine e tij te debatit, "Porta a Porta", personazhet me te njohur te politikes italiane, perfshin edhe takime me personalitetet me te larta te vendit. "Une kam nje axhende qe me nderon shume. Jam i ftuar te marr pjese sonte ne mbremje ne emision. Me eshte dhene mundesia te takoj Presidentin e Republikes, kryeministrin, kreun e opozites, kryetaren e Parlamentit".

Vetem dje Bruno Vespa ka mbushur plot 65 vjet. Kurse nisi karrieren si gazetar qysh kur ishte vetem 16 vjec, si autor i artikujve sportive ne gazeten lokale "Il Tempo", te vendlindjes se tij, Akuila. Ne 1962-in, ishte reporter radiofonik ne RAI dhe ne 1968-en, pas diplomimit ne Jurisprudence me nje teme mbi "Te drejten e kronikes", ngjitet ne karrigen e spikerit te lajmeve, apo "Telegiornale" RAI, mandej ne TG1. Si i derguar i Telegiornale, ne kete kohe, Vespa intervistoi politikanet me ne ze te viteve '70-'80. Atij i atribuohet vecanerisht nje interviste ne 1977-en, me kardinalin Karol Vojtila, Papa i ardhshem Gjon Pali i 2-te.

Nga 1989 deri ne 1992-in, ishte drejtor, ndersa gjate krizes ne Irak, ne vitet '90-'91, ishte nder te vetmit gazetare, i autorizuar per te intervistuar Sadam Husein. Ishte pikerisht Vespa qe moderoi ne 2006-en, perballjen e dyte televizive elektorale mes presidentit te Keshillit te Ministrave, Silvio Berluskoni ne largim dhe liderit te qendres se Majte, Romano Prodi. I nderuar me shume cmime te njohura, per mprehtesine e tij ne lemin e gazetarise, Bruno Vespes i atribuohen edhe nje sere librash, nder te cilet "Kavalieri dhe profesori". Basti i Berluskonit, rikthimi i Prodit ne vitin 2003, apo "Historia e Italise, nga Musolini tek Berluskoni".

Bruno Vespa ka drejtuar ne 1976-en, rubriken televizive te Aktualitetit "Tam Tam"; ne 1978 programin gazetaresk me te ftuar ne studio "Ping Pong", nje lloj pararendesi i "Porta a Porta." Dhe ne 1996-en, ai doli per here te pare ne transmetim me emisionin e tij qe e futi padyshim ne historine televizive italiane, "Porta a Porta", e cila u kthye ne shtepine e debatit italian. Aty ku Vespa drejton gjeresisht debate te forta politike, kulturore, por jo vetem. Ishte pikerisht nje speciale ne "Porta a Porta", me 6 Prill, qe komentatori Bruno Vespa i kushtoi qytetit te tij te lindjes, Abruzzo, pas demeve qe shkaktoi termeti dhe jeteve qe mori. Ne kete perballje te drejtperdrejte televizive ne Shqiperi, te Vespes ne "Opinion", mund te na duket sikur, per nga ngjashmeria e te dy emisioneve, madje dhe te dy karaktereve, gazetari Blendi Fevziu, ka ftuar vetveten, por ne moshe me te madhe.

Berisha pret Vespen: Nje ogur i mire

Gazetari i mirenjohur italian, Bruno Vespa gjendet ne Shqiperi dhe dje ne mesdite u prit nga kryeministri Sali Berisha. Vespa u shpreh i impresionuar nga zhvillimi i Shqiperise si dhe vendosmerine e lidershipit dhe qeverise ne ndermarrjen e reformave te thella, te cilat kane shnderruar vendin. Ai shprehu vleresime pozitive per gazetarine, artin dhe kulturen shqiptare, vecanerisht u ndal ne talentin e mjaft artisteve dhe gazetareve shqiptare, te cilet ai kishte pasur rastin t'i takonte me pare.

Kurse Berisha i uroi mireseardhjen gazetarit te njohur italian, duke theksuar se e cilesonte nje ogur mjaft te mire qe ai fillonte fushaten elektorale duke takuar nje personalitet kaq te njohur te gazetarise italiane dhe evropiane. Kryeministri vleresoi lart kontributin qe Vespa ka dhene ne zhvillimin e nje gazetarie te standardeve te larta, ne mbeshtetje te mendimit dhe fjales se lire dhe perkrahje te se vertetes. Ne bisede, ata u ndalen ne potencialet e vendit tone si ne turizem, ne energji etj., si dhe ne reformat e gjithanshme te ndermarra nga qeveria shqiptare dhe sukseset e tyre. Pas takimit Berisha shtroi nje dreke ne vilen qeveritare per gazetarin italian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›