E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvarcenberg per "Euronews": Ballkani, sa me shpejt ne BE

Cekia insiston ne zgjerimin sa me te shpejte te BE, drejt te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor. Ne nje interviste dhene per "Euronees", ish -ministri i Jashtem cek, Karol Shvarcenberg tha se e ardhmja e ketij rajoni eshte ne bllokun e 27-shes. Sipas tij, hapja e kufijve me Ballkanin, do te coje edhe ne eliminimin e problemeve ne kete rajon, vecanerisht per sa i takon ceshtjes se emigrimit te popullsise. "BE duhet te zgjerohet me tej dhe madje sa me shpejt, sidomos ne Ballkan. Te gjitha vendet e Ballkanit duhet te behen pjese e BE. Ne rast se kjo nuk ndodh, atehere problemet me te cilat jemi hasur, do te vazhdojne", deklaroi ai. Gjate gjithe Presidences se BE-se prej muajit janar, Cekia ka mbeshtetur integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Evropen e Bashkuar, vecanerisht me heqjen e regjimit te vizave me keto vende. Presidenca ceke, ishte ajo qe ftoi Shqiperine qe te aplikonte per statusin e vendit kandidat ne BE, me 28 prill.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›