E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Largimi i Berishes nga pushtetit, sfida jone

Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo zhvilloi takim me anetare dhe simpatizante te Demokracise Sociale ne rrethin e Burrelit. Ai prezantoi ne Burrel kandidatet per deputet, Anita Kurti e cila eshte dhe sekretarja e pergjithshme e deges se Burrelit si dhe Kryetarin e deges, Dritan Pjeci. Milo u tha te pranishmeve se programi elektoral i koalicionit te majte, neser do te jete program qeverises, qe po shpaloset nga dita ne dite. Ai do te jete nje program realist, qe sebashku me koalicionin "Bashkimi per ndryshim" do te behen perpjekje per te ndryshuar jetesen e qytetareve dhe femijeve te tyre. "Te jeni te sigurt se nuk do ta braktisim fshatin. Ne duhet te largojme Sali Berishen nga pushteti, pasi ka mbjelle terror dhe frike. Kete perpiqet te beje dhe tani te njejten gje qe ka bere dhe ne '97", deklaroi Milo. Ai ka nenvizuar se te gjithe sebashku nuk duhet te perkulen perpara presioneve te Berishes, i cili sipas tij, perpiqet qe ta mbyse demokracine shqiptare. "Dhe kete e dine mire jo vetem shqiptaret, por edhe nderkombetaret se cfare perfaqeson Berisha dhe me klanin e te cilit, e dine mire se nuk mund te shkohet ne Evrope. Ne ndodhemi perpara nje fakti historik, ne duhet qe perfundimisht Sali Berishen ta largojme nga skena e politikes shqiptare", deklaroi Milo.

Papunesia dhe besimi te pushteti gjyqesor, shqetesuese

Papunesia dhe besimi tek pushteti gjyqesor, jane te tjera shqetesime qe Amnisti International, ngre si probleme ne raportin per vitin 2008 ne Shqiperi. Ne te thuhet se, papunesia mbetet ne nivele te larta, me gjithe perparimin e vazhdueshem te ekonomise vendase. Kjo sepse, mbi 18 per qind e popullsise, vleresohen se jetojne nen minimumin jetik me 2 dollare ne dite. Shqetesime keto, qe ne raport shoqerohen dhe me probleme ne sektorin e arsimit, furnizimin me uje apo kujdesin social dhe shendetesor ne te gjithe territorin e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›