E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI Reforma parlamentare kusht per integrimin te nise te henen puna

Nënkryetari i LSI-Së Petrit Vasili ka kërkuar sot publikisht që të nisë të hënë puna për reformën parlamentare dhe paralelisht me heqjen e imunitetit më 6 gusht të përmbushet edhe kjo çështje në mënyrë që Shqipëria të maksimizojë shanset e saj për të marrë statusin kandidat.

“Duke vlerësuar që një nga 3 kushtet themelore ka qene reforma parlamentare, ne ikurajojmë që paralelisht me punën për heqjen e imunitetit, ditët në vijim të shënojnë një zhvillim, që më 6 kusht të përmbushet edhe kjo çështje në mënyrë që Shqipëria të maksimizojë shanset e saj për të marrë statusin kandidat. Së paku duke synuar që të fitohet koha e humbur të startojë punë që nga e hëna për reformën parlamentare, në ëmnyrë që në shtator Shqiëpria të ketë përmbushur kushte e kërkuar nga ndërkombëtarët”- deklaroi Vasili, i cili inkurajoi palët që me vullnet edhe dëshirë të përfundojnë edhe reformën parlamentare, si një nga 3 kushtet e marrjes së statusit kandidat, së bashku me reformën zgjedhore.

Edhe pse heqja e imunitetit për nënkryetarin e LSI-së duhet të kishte nisur kohë më parë, ai tha se kjo nismë e nisur duhet të përfundojë nëpërmjet konsensusve të duhur. Ai vuri edhe njëherë në dukje kontributin e LSI-së për nismat legjislative parlamentare, ndërsa theksoi se deputetët e kësja force politike do të jenë në dipsozicion edhe për reformën parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›