E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin sot ne atdhe misioni paqeruajtes Eagle 4

Mbërrin sot Kontigjenti Paqeruajtës “Eagle 4”, i cili kthehet në atdhe, pasi kreu me sukses misionin paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit. Rreth orës 14.30-15.00, në Aeroportin e Rinasit dhe më konkretisht në pjesën ushtarake të tij do të organizohet ceremonia e pritjes së misionit paqeruajtës, pjesë e të cilit ishte edhe Dëshmori i Atdheut, Kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës më 20 shkurt të këtij viti duke kryer misionin në një zonë të Kandaharit në Afganistan.

Për pritjen e Kontingjentit Paqeruajtës do të jenë të pranishëm drejtuesit kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve.

Për t’ju ardhur në ndihmë për vajtjen dhe kthimin nga Rinasi Ministria e mbrojtjes ka vënë vënë në dispozicion një Furgon, i cili niset nga oborri para Ministria në orën 11. 45.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›