E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Grate mund te jene lidere ne cdo fushe

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë ka zhvilluar një takim me gra, nëna dhe vajza të reja në komunën Kallmet të Lezhës. Kryefjala e takimit të kryeparlamentares ka qënë fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri, politikë, ekonomi, por edhe në biznese. Duke nxitur orientimin e grave në drejtimin e bizneseve të ndryshme, si agrobiznes, mikrobiznes apo biznese familjare, Kryetarja Jozefina Topalli vuri theksin tek rëndësia e fuqizimit ekonomik të gruas, i cili e bën atë më të pavarur dhe të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë. Çdo grua, u shpreh Topalli, ia del mbanë dhe mund të jetë lidere e suksesshme në çdo fushë.

Kryeparlamentarja nxiti rritjen e pjesëmarrjes së grave në biznes, në politikë, në ekonomi, në shkencë, në art, në kulturë etj. Topalli vizitoi edhe një panair, ku ishin ekspozuara prodhime bio, punime artizanale dhe artistike të bëra me dorë, produkte të mikrobizneseve të drejtuara nga gratë. Kryetarja e kuvendit theksoi rëndësinë që ka forcimi i promovimit të këtyre produkteve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Topalli gjatë fjalës së saj u ndal edhe tek arritjet e Shqipërisë, progres i cili e bën edhe më dinjitoz këtë vit jubile të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›