E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol ne nje lokal lojerash fati ne Fushe-Kruje

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sërish në qendrën e qytetit të Fushë Krujës dhe më konkretisht në një lokal lojërash fati të kompanisë “Admiral”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë sasia e tritolit ka qenë rreth 100 gramë dhe tritoli ishte i vendosur tek gjeneratori që furnizonte me energji këtë lokal .Nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Ky është rasti i dytë brenda një muaji që i vendoset tritol këtij lokali, ku dhe për rastin e parë akoma nuk ka ndonjë person të ndaluar nga policia. Policia ka rrethuar zonën ku ka ndodhur ky shpërthim dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që janë shoqëruar për në rajonin e policisë rreth 10 persona si të dyshuar për këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›