E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Reforma zgjedhore të nisë sa më parë

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, bëri thirrje sot që puna për reformën zgjedhore të nisë sa më shpejt, të jetë gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve.

“Është një sfidë realizimi i reformës dhe, nga kjo pikëpamje, përballë kësaj sfide do të duket edhe vullneti real edhe gatishmëria që të gjithë së bashku maxhorancë dhe opozitë, edhe partitë e vogla të bëhen pjesë e këtij angazhimi dhe kontributi”, tha z. Rama.

Ai shtoi se LSI-ja ka bërë apel në mënyrë të vazhdueshme që palët të ulen, ka ndërmarrë hapa konkrete dhe ka punuar për të pasur një projekt apo një draft konkret, gjë që, sipas tij, shpreh vendosmërinë e angazhimin pozitiv për të realizuar reformën zgjedhore nga kjo parti.

Duke iu referuar kryetarit të partisë socialiste, Edi Rama, ai theksoi se “bashkë me pushimet, të shpresojmë që të ketë pushuar edhe në mendjen e politikave të mbrapshta, ideja e bojkotit”, ndërkohë që debatin mbi presidentin e ri zoti Rama e cilësoi si “të pavend dhe të parakohshëm”. /Start/

                                                                                             2011-08-14 13:58
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›