E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet gruaja e masakruar, 42-vjeçarja Liljana Arapi

Viktima, 42-vjeçarja Liljana Arapi dyshohet se është masakruar nga 84-vjeçari Gaqo Dumka, person me të cilin jetonte prej vitesh. I moshuari pranoi krimin në polici, duke thënë se e kishte kryer vrasjen për motive xhelozie.

Sipas policisë, 42-vjeçarja ishte nga rrethi i Devollit dhe jetonte në një nga lagjet e  qytetit të Korçës. Trupi i saj u gjet i copëtuar dhe pa kokë nga kalimtarë të rastit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të rrethit të Korçës. Policia lokale publikoi sot paradite foto me rrobat që viktima ka pasur veshur në momentin kur kishte ndodhur krimi.

Dje në mbrëmje Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë vuri në dispozicion një shpërblim në masën 10 mijë euro për ata persona, të cilët duke iu ruajtur anonimati, japin informacione që çojnë në identifikimin e femrës së masakruar dhe rrethanat e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2011-08-13 20:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›