LSI: Të nisë sa më shpejtë reforma zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson si të domodoshëm ndryshimet në kodin zgjedhor ndërsa u ka bëri thirrje sërish forcave politike të bëhen pjesë e këtij procesi.
Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, Rama bëri thirrje që punë për reformën zgjedhore të nisë sa më shpejt, te jetë gjithpërfshirëse dhe e bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve.
Sipas tij LSI-ja i ka bërë apel në mënyrë të vazhdueshme që palët të ulen, ka ndërmarrë hapa konkret dhe ka punuar për të patur një projekt apo një draft konkret ndërsa shtoi se duhet të ndalohet ideja e bllokimit të reformës zgjedhore.
Ai gjithashtu i bëri thirrje forcave politike të nisin dialogun pasi sipas tij është koha të mendohet për interesat e vendit dhe jo për interesat personale.