LSI: Respektojmë marrëveshjet me PD-në

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se, në procesin për zgjedhjen e presidentit, LSI do ti përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara me PD-në dhe do mbajë një qëndrim në përputhje me kushtetutën e vendit.
Në qëndrimin tonë do të mbizotërojë kushtetuta dhe respekti ndaj saj, por njëkohësisht edhe respekti ynë ndaj marrëveshjes politike që ne kemi nënshkruar me Partinë Demokratike, theksoi Vasili.
Nënkryetari i LSI-së ka theksuar se, për muaj të tërë partia e tyre ka kontribuar në mënyrë konstruktive dhe aktive për ndërtimin e një procesi të hapur dhe transparent për të gjetur një gjithëpërshirje. /E.L/