Plagoset 25-vjeçari me thikë, pas një konflikti

Plagosje me thike, foto arkiv
Një 25-vjeçar nga Tirana është plagosur rëndë me thikë pas një konflikti për motive të dobëta dhe është në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.
Uniformat blu të kryeqytetit arrestuan 20-vjeçarin, Esmir Sakaj, autorin e plagosjes me thikë.
Esmir Sakaj u arrestua pasi rreth orës 23.50, tek Unaza e Re në rrugën Teodor Keko, pas një konflikti për motive të dobëta. 20-vjeçari Sakaj ka goditur me thikë, duke e plagosur rëndë shtetasin Gentian Domi, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Autorit, Esmir Sakaj iu sekuestrua edhe arma e krimit. /E.L/