PS: Situata kriminale ne rritje, ne prag te zgjedhjeve
Partia Socialiste shprehur dje shqetesimin per situaten kriminale ne rritje qe po kalon vendi ne prag te organizimit te zgjedhjeve te pergjithshme. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kryetari i komisionit per administraten, sigurine dhe rendin publik ne PS, Ylli Manjani, deklaroi se shteti i sotem eshte marre peng nga keqqeverisja e kryeministrit. Sipas tij, shteti sot eshte shnderruar ne nje mjet propagande, per te shitur genjeshtrat dhe jo per te siguruar shqiptaret. "Shembulli me i qarte, i ketij shteti politik eshte vendosja e Policise se Shtetit, nen drejtim krejtesisht politik pas emerimeve te reja ne komisariate dhe ne Drejtorite e Policise", tha Manjani.