E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, përplaset makina: humbet jetën Joerg Hajder

Politikani austriak, Joerg Haider,
retorika ekstremiste e të cilit
herë pas here e kishte bërë atë të
konsiderohej si një simpatizant i
Hitlerit, ka vdekur dje, pas një aksidenti
automobilistik në moshën
58-vjeçare. Në momentin e aksidentit,
ai ka qenë në timonin e
makinës së tij, i vetëm në një
rrugë, në jug të Austrisë. Sipas hetimeve
të para, duket se gjithçka
ka ndodhur për shkak të një aksidenti
të rëndomtë automobilistik.
Kjo vdekje është komentuar si
"fundi i botës" nga zëdhënësi i
partisë së Hajderit, Aleanca për
Ardhmërinë e Austrisë, një parti e
formuar pas daljes nga partia e ekstremit
të djathtë, Partia e Lirisë,
e një fraksioni në vitin 2005. Në
vitin 1999, Hajder mori 27% të
votave në zgjedhjet e përgjithshme
si lideri i Partisë së Lirisë, e
cila ndoqi një fushatë anti-emigracion
në momentin e nisjes së
anëtarësimit të vendeve të
Evropës Lindore. Për pikëpamjet
e tij, Austria në atë kohë u veçua
nga Bashkimi Evropian dhe u
kërcënua me sanksione. Pas një
shkëputjeje disavjeçare nga skena
politike, Hajder u rikthye sërish në
zgjedhjet e fundit të parakohshme,
ku fitoi konsiderueshëm, por jo aq
sa për të qenë e vetme një forcë e
qenësishme politike. Hajder lindi
më 26 janar, në Austrinë e poshtme
dhe gëzonte popullaritet të jashtëzakonshëm
në zonën e Carinthuias.
Si nga mbështetësit, ashtu
ehe nga kundërshtarët, Hajder
është konsideruar si një person
shumë inteligjent dhe si një politikan
i mençur. Kancelari austriak e
konsideroi aksidentin si një "tragjedi
njerëzore". Ndikimi që do të ketë
vdekja e Hajderit në politikë ende
nuk është i qartë, por pritet që sigurisht
të ketë ndryshime në rikonfiguracionin
e aleancave postzgjedhore
në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›