Rama: Shteti, i kapur nga Berisha dhe Fazllic

Partia Socialiste ka sulmuar paraditen e sotme drejtperdrejt kryeministrin Berisha, per lidhjet e tij me biznesmenin boshnjak Damir Fazllic.
Kryetari i PS, Edi Rama gjate nje deklarate per shtyp ka denoncuar “kapjen” e shtetit nga interesat e kryeministrit, i cili sipas tij po sulmon ashper prokurorine.
“Shteti shqiptar eshte kapur nga interesat e kryeministrit Berisha. Ka filluar nje lufte e hapur mes Berishes dhe prokurorise. Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesise po kercenojne publikisht prokurorine dhe po mbrojne Damir Fazllic. Marredheniet mes qeverise dhe institucioneve kushtetuese kane degraduar”, ka pohuar Rama.