E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Berisha-Fazllic, lidhje ne trafikun e armeve

Akuza ndaj kryeministrit Berisha per lidhjet e tij me Damir Fazllic kane ardhur edhe nga deputeti socialist Andis Harasani, sipas te cilit kryeministri dhe biznesmeni boshnjak kane interesa te perbashketa ne trafikun e armeve.

Duke folur ne nje konference per shtyp, Harasani ka theksuar se tashme i gjithe populli shqiptar eshte deshmitar i skandalit “Fazllic”.

“Mes Fazllic dhe Berishes ka interesa te perbashketa qe kane te bejne me trafikun e armeve. Shqiperia eshte bere deshmitare e nje skandali te ri me emrin Fazllic, i cili shtrihet pertej familjes se Berishes dhe ministrit Basha. Fazllic po mban peng kryeministrin Berisha. Ai erdhi ne Tirane nen mbrojtjen e strukturave te shtetit”, ka deklaruar Harasani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›