E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Sistemi universitar, para sfidave të mëdha

Lëvizja Socialiste për Integrim uroi sot studentët për fillimin e vitit të ri akademik.
Sipas nënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho sistemi universitar ndodhet përpara sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit, shtrirjen e sistemit, zgjerimin e tij si dhe të një bashkëjetese të shëndetëshme midis sistemit publik dhe atij privat.
Xhixho, u shpreh se LSI do mbështesë MASH dhe Stafin Pedagogjik të Universiteteve për përmirësimin e infrastrukturës të universiteteve duke përfunduar investimet e filluara, siç janë ato të Fakultetit të Sociologjisë dhe Juridikut" .
Ajo shtoi gjithashtu se, " LSI do të mbështes fillimin e projeketeve te reja, një prej të cilave është ai i kampusit Universitar, pasi për realizimin e tij kërkohet një veprim aktiv i të gjithë aktorëve institucional".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›