Topalli:Do shqyrtojmë kërkesën e firmave të PS

Maxhoranca është e gatshme të shqyrtojë draftin që po përgatit Partia Sociliste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo garanci është dhënë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kanadez Noel Kinsella, e cila ka theksuar se do të shqyrtohet çdo nismë që është në përputhje me Kushtetutën. " Çdo iniciativë kushtetuese do të shqyrtohet në parlament. Por, do të mendoja se ishte më e thjeshtë, pasi në bazë të kushtetutës dhe ligjit nuk kishin fare nevojë t'i lodhnin shqiptarët. Mjafton iniciativa e një deputeti për t'u shqyrtuar në parlament. Rrugët kushtetuese dhe rrugët ligjore respektohen dhe shqyrtohen në parlament", tha kryetarja e Parlamentit.
Ndërkaq kreu i senatit kanadez Noel Kinsella lidhur me bojkotin e deputetëve socialistë është shprehur se debati politik duhet të zhvillohet në Parlament. "Si kryetar i Senatit inkurajoj të gjithë anëtarët e parlamentit të vijnë e flasin në Parlament", u shpreh Kinsella.
Që prej ditës së shtunë Partia Socialiste po mbledh firmat e 20 mijë qytetarëve për të paraqitur në parlament projekt-ligjin që i jep asaj hapësirën të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit.