E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule e Rrokaj: Është rritur niveli i studentëve

Vitin e ri akademik e ka uruar edhe rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Sipas tij të gjitha fakultetet kanë qenë gati për të pritur studentët. Ndërsa për sa i përket nivelit të studentëve në këtë vit të ri akademik, dekani i fakultetit Histori -Filologji Shezai Rrokaj ka thënë se ai është rritur në krahasim me vitet e shkuara.
Lidhur me kushtet në fakultete si Kule ashtu dhe Rrokaj kanë pranuar se në disa fakultete në Tiranë janë duke u ngushtuar pak për të liruar disa ambiente për studentët e Juridikut dhe Shkencave Sociale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›