E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Te nevojshme vetem pasaporta e bileta e kthimit

Per levizjen e lire te qytetareve shqiptare pas 15 dhjetorit jane te nevojshme vetem pasaporta biometrike dhe bileta e kthimit. Keshtu shpjegon komisionerja per Ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Evropian Sesilia Malmstrom. Gjate nje interviste per median shqiptare ajo ka hedhur poshte komentet sipas te cilave shqiptaret nuk mund te shkojne ne shtetet e zones lsquoShengen nese me pare nuk deklarojne se sa te ardhura do te kene me vete. Malmstrom thekson nderkohe se qendrimi nuk mund te zgjase pertej 3 muajve. Qytetaret qe duan te perdorin sistemin duhet te kene patjeter pasaportat biometrike. Po ashtu duhet te dine se u jepet mundesia e qendrimit ne Bashkimin Evropian vetem per 3 muaj. Nese qendrojne me gjate qendrimi i tyre kthehet ne te jashteligjshem. Atyre mund tu behen sigurisht pyetje kur te arrijne ne kufi por kjo nuk do te thote qe duhet te kene me vete dhe te tregojne nje shume te caktuar parash ose nje karte krediti - tha Malmstrom. Disa diplomate kane pohuar se cdo shtetas te udheton ne zonen lsquoShengen duhet te tregoje ne kufi se ka ne dispozicion me vete nje shume prej 70 eurosh per shpenzime ditore shumezuar kjo me numrin e diteve te qendrimit jashte vendit. Bashkimi Evropian vendosi me 8 nentor liberalizimin e vizave per shqiptaret. Kreu i Qeverise Sali Berisha por dhe shume personalitete te larta te politikes shqiptare e cilesuan kete si nje merite dhe jo dhurate. Kryeministri ndersa ka falenderuar Brukselin per kete vendim ka siguruar se shqiptaret do te dine te respektojne me se miri rregullat per levizjen ne zonen lsquoShengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›