E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Stop ultimatumeve, palët të dialogojnë

LSI përsëriti sot apelin per t’i dhënë fund ultimatumeve dhe presioneve politike dhe palët të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar rrugët për zgjidhjen e krizes politike.

Në një konferencë për shtyp, anëtari i kësaj partie Luan Rama ka dhënë garancinë se LSI do të japë kontributin e saj për normalizimin e situatës.

“është koha për të mos vazhduar me retorikë apo me ultimatume, por për të gjetur atë zgjidhje që kërkojnë qytetarët e vendit dhe që na është kërkuar nga ndërkombëtarët. Me përgjegjësi politike dhe qytetare LSI bën publik apelin e vet për t’i ftuar palët në dialog politik dhe garanton se do të japë cdo kontribut të sajin”, ka deklaruar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›