LSI: Të arrihet marrëveshje mes palëve në Bulqizë
TIRANË- LSI shprehu sot shqetësimin mbi situatën e krijuar prej ditësh në minierën e Bulqizës, ndërsa bëri thirrje për gjetjen e një rruge dialogu për të arritur një marrëveshje pas hyrjes në grevë urie të 16 minatorëve.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela tha se, "LSI shpreh keqardhjen e saj, se marrëdhëniet mes kompanisë private ACR dhe minatorëve të Bulqizës, i detyruan ata të futen e të ngujohen në grevë urie".
Duke shprehur shqetësim edhe për gjëndjen e rënduar shëndetësore të minatorëve, Çela theksoi se "LSI i fton palët të gjejnë rrugën e arsyes përmes dialogut dhe partneritetit, sepse mbi çdo interes tjetër, parësore është jeta e minatorëve. Ne jemi të bindur dhe shprehim besimin tonë se ekziston e gjithë hapësira e duhur për dialog, për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë e konsensuale, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj situate, e në mënyrë që puna të rifillojë normalisht", shtoi Cela.
(m.a/BalkanWeb)