Pulia, Vendola pret Topin: BE, jo e plotë pa Tiranën
TIRANË-Në ditën e dytë të vizitës së tij të punës në Bari, Presidenti Topi, sot në krye të delegacionit zyrtar shqiptar zhvilloi edhe një takim të veçantë me Presidentin e Rajonit të Puljas, Nikola (Niki) Vendola dhe autoritet e larta puljeze.
Presidenti i Rajonit te Pulias Vendola, gjatë takimit me Presidentin Topi theksoi mbështetjen e Italisë për integrimin në BE.
"Për ne, Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Tiranen".
Më tej Vendola theksoi lidhjet që e lidhin Pulian me Shqipërinë që sipas tij janë të vjetra dhe shekullore.
“Kemi më shumë konfidenca me shqiptarët se me vetë Shqipërinë si vend”, u shpreh në këtë takim Vendola.
“Pulia e Shqipëria janë pranë sepse i lidh një histori shekullore e nga nja det që u bë urë lidhëse e kulturës, dialogut të ngushtë. Dhe sepse 20 vjet më parë ndodhi dicka që ndryshoi historinë puljese, shqiptare dhe atë italiane”. Janë pranë sepse Shqipëria ka nevojë për Pulian dhe kështu dhe ne për shkak të shkëmbimeve tregtare, ekonomike, turistike, kulturore por edhe për rindërtim të pasurisë së këtyre dy vendeve”, theksoi Vendola në takim me Presidentin shqiptar Topi.
Zyra për shtyp e Presidentit bën të ditur sot se nga ana e tij kreu shqiptar gjatë të cilit u shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme të Italisë dhe vlerësimin e lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe historike mes dy popujve tanë duke e konsideruar “Italinë si një partner shumë të rëndësishëm strategjik”.
Në këtë takim Kreu i Shtetit shqiptar, pasi vuri në pah arritjet dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë në drejtim të integrimit evropian, duke vlerësuar edhe ndihmesën e çmuar të Italisë në këto procese, nënvizoi nevojën për intensifikim të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare-ekonomike në fusha si energjitika, turizmi, bujqësia, etj., duke vënë në dukje kushtet dhe mundësitë shumë të mira që ofron vendi ynë me rritjen e tij ekonomike dhe sistemin e favorshëm fiskal për investime të huaja. Njëkohësisht Presidenti Topi ripërsëriti ftesën për investitorët italianë që të rrisin akoma edhe më tepër praninë e tyre në Shqipëri.
Kurse Presidenti i Rajonit të Pulias, Nikola Vendola pasi vuri në dukje se vizita të tilla të nivelit më të lartë thellojnë e forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin dypalësh, theksoi nevojën e rritjes të shkëmbimeve tregtare e ekonomike të partneritetit në fusha të ndryshme si ajo shëndetësore, të energjisë, të bujqësisë, turizmit, shkëmbimeve arsimore, shkencore dhe kulturore.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi nderon Komunën e Barit me 'Medaljen e Mirënjohjes' 20 vjet nga eksodi shqiptar në Itali FOTO: Foto nga Takimi i Topit në Bari FOTO: 20 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali