Fluks hyrjesh në pikat kufitare

Pika kufitare e Kakavijës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 4 200 hyrje personash me mbi një mijë automjete. Në këtë pikë kufitare pala shqiptare shërben me kapacitete të plota.
Edhe pika tjetër kufitare me Greqinë, ajo e Kapshticës, ka shënuar një numër të lartë emigrantësh që kthehen në atdhe për pushimet verore.
Në këtë pikë janë regjistruar radhë të gjata udhëtarësh në anën greke dhe në tokën neutrale mes dy doganave. Këtu pala shqiptare punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke punon me 4.
Nëpërmjet Kapshticës, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 8 400 persona me 3 mijë automjete dhe kanë dalë jashtë kufirit mbi 3 700 persona.
Fluks i madh udhëtarësh është shënuar edhe në portin e Durrësit. Në 24 orë kanë hyrë 16 mijë pasagjerë dhe rreth 5 mije automjete, ndërsa kanë dalë 5 mijë pasagjerë.
Vetëm ditën e sotme kanë mbërritur 5 tragete të mbushur me pasagjerë. Autoritetet portuale kanë marra masat e nevojshme duke punuar me 38 sportele për të përballuar fluksin dhe shmangur radhët.
Në portin e Vlorës raportohet se kanë brenda 24 orëve kanë hyrë 1 010 persona dhe 245 automjete. Por, fluksi do të shtohet, pasi pritet të mbërrijnë dy tragete të tjerë me pasagjerë.
2011-08-06 13:37