Minatorët në ditën e 13-të grevës, rrezik nga uji

Minatorët ndodhen në një thellësi prej 1 400 metrash brenda në minierë, në kushte tepër të vështira. Ata ritheksojnë se nuk do të tërhiqen nga greva nëse firma austriake ACR nuk plotëson kërkesat e tyre.
Një tjetër rrezik që i kanoset grevistëve është përmbytja e minierës nga uji, pasi pompat për largimin e tij nuk janë vënë në punë. Kreu i Konfederatës së Sindikalistëve, Kolë Nikollaj, thotë se minatorët kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe shantazhe e presione nga firma austriake.
"Janë shpërndarë zarfe, sms në telefonat e minatorëve dhe minatorët po irritohen", tha ai, duke shtuar se individë të caktuar duan të thyejnë grevën me akuzat kundër sindikatave.
Sipas tij, duke mos dashur të plotësojë kërkesat e tyre, ACR kërkon që miniera të mbyllet, por minatorët nuk do të lejojnë mbylljen e saj.
Ndërkaq, gjendja shëndetësore e 13 minatorëve grevistë paraqitet e rëndë. Ata kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR. /Start/
2011-08-06 12:27