Sherr ne disko 3 te plagosur dhe 1 oficer policie
Dy grupe të rinjsh kanë përgjakur ambjentet e brendshme të një disko në qytetin e Korçës.
Për pasojë, tre të rinj janë plagosur rendë dhe ndodhen në spitalin e këtij qyteti, ndërsa policia ka mundur të arrestojë vetëm njërin nga autorët.
Midis të plagosurve ndodhet edhe një oficer policie Altin Fishka i plagosur në këmbë, roli i të cilit nuk dihet ende, nëse ai po kalonte kohën e lirë në atë disko apo ndërhyri për të ndarë të rinjtë nga sherri.
Fishka është dërguar në spitalin ushtarak për mjekimin e nevojshëm.
Sipas njoftimit të policisë lokale, sherri ka filluar në efektin e alkoolit por ajo që ka qenë më e frikshme ka të bëjë me faktin se të rinjtë ishin të armatosur edhe me armë zjarri.
Të dhënat policore tregojnë se është plagosur N. Samara, D. Metko dhe E. Shehu, të tre 24 vjeçarë, pjesëmarrës në ngjarje.
Policia ka arrestuar Daniel Muhametin 22 vjeç, M.K. 15- vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një 19-vjeçar