Kritikohet Cameron: S`duhet të rimarrë ish-kryepolicin e New Yorkut

Polizia britanike nuk e ka mirëpritur vendimin e kryeministrit David Kamerun, për të kthyer në detyrë ish shefin e policisë së New Yorkut, si këshilltar për çështjen e sigurisë. Bëhet fjalë për Bill Bratton, që njihet ndryshe si super polici. "Ka një karrierë të mbushur me suksese, por vepron në një mënyrë të ndryshme, dhe grupet rebele, janë ndryshe- thotë John Tully, president i federatës së policisë metropolitane. Sindikata e policëve kritikon vendimin e kryeministrit David Cameron, për angazhimin si këshilltar të ish shefit të policisë së Los Anxhelosit dhe Nju Jorkut, Bill Braxton. Policia britanike është shumë më mirë në gjendje, të këshillojë kryetarin e qeverisë, deklaruan përfaqësuesit e sindikatës. Ata kritikuan po ashtu planet e qeverisë konservatoro- liberale për të bërë shkurtime në polici. Më shumë se gjysma e britanikëve mendojnë se kryeministri David Cameron nuk u dëshmua si udhëheqës që në fillim, në mënyrë që të kontrollonte trazirat që shpërthyen në Londër dhe u përhapën në qytetet e tjera angleze. Nërpërmjet një sondazhi të kryer nga agjencia “ComRes” për gazetën “The Independent”, bëhet e ditur se rezultatet përputhen deri në një masë me sondazhin e ICM-së për gazetën “The Guardian”, në të cilin vetëm 30 për qind e britanikëve thanë se Cameroni reagoi mirë gjatë krizës, derisa 44 për qind e mendonin të kundërtën.
Sondazhi i “ComRes” po ashtu ka bërë të ditur se vetëm 36 për qind i besojnë udhëheqjes së Cameronit në përgjithësi. Një sondazh tjetër nga “Reuters/Ipsos MORI”, më 20 korrik, pati konstatuar se vetëm 38 për qind ishin të lumtur me mënyrën se si po e kryente ai punën e tij.
Pesë persona humbën jetën gjatë katër netësh plaçkitjeje, zjarrvënieje dhe dhune. Cameoron e ka quajtur joadekuat reagimin e policisë në fillim të trazirave, të cilat u shkaktuan pasi një person ishte qëlluar për vdekje nga policia të shtunën në veri të Londrës. Komentet e tij hasën në reagimin e ashpër nga policia, e cila po përballet me reduktime të mëdha të forcave, në kuadër të masave të Qeverisë për uljen e borxhit publik.